Botë

Dekriminalizimi, tensione në kuvendin shqiptar

26.05.2016 16:29

Publikimi i formularëve të dekriminalizimit ku zyrtarët e lartë kanë shënuar të gjitha problemet që kanë pasur me drejtësinë...

Publikimi i formularëve të dekriminalizimit ku zyrtarët e lartë kanë shënuar të gjitha problemet që kanë pasur me drejtësinë, ka shkaktuar debate të forta në kuvendin e Shqipërisë. Teksa ditët e fundit Berisha është akuzuar se ka ndryshuar ditëlindjen, për ta pasur afër me të Enver Hoxhës, ai deklaroi sot se kjo ka qenë dicka teknike.
 
Gjithashtu, Berisha sqaroi edhe pozicionin e deputetit Flamur Noka, i cili nuk e ka shënuar marrjen në pyetje nga UDB jugosllave në formularin e dekriminalizimit.
 
Këto deklarata erdhën pas disa përplasjeve në sallën e kuvendit, teksa Berisha lëshoi akuza ndaj kryeministrit Rama se është racist.
 
Nuk ka vonuar edhe reagimi i deputetit sopcialist Erjon Braçe. Ai deklaroi se është e patolerueshme sjella e Berishës, ndërsa u shpreh se tezat e tij janë armiqësore..
 
Këto deklarata janë shoqëruar edhe me reagime të tjera në foltoren e kuvendit.
 
Nga publikimi i formularëve të dekriminalizimit, ka dalë se shumë deputetë dhe ministra kanë pasur probleme me drejtësinë.
 
Janë arrestuar ose dënuar, kanë ndryshuar emrat ose mbiemrat si dhe një sërë të dhënash të tjera. 
 
LULJETA NDOKA