Futboll

Ndërron jetë Esad Çollakoviç, ish futbollist i Shkupit

26.05.2016 16:44

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti dhe kapiteni i FC Shkupi (ish Slloga Jugomagnat), Esad Çollakoviq...

Atë e ka kujtuar me një postim në “Facebook”, ish-bashkëlojtari i tij tani menaxher i njohur Ertan Demiri.
 
“Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi. Sot pas sëmundjes disavjeçare nga jeta u nda kapiteni ynë Esad Çollakoviq, baba i tre fëmijëve. Allahu e mëshiroftë”, ka shkruar në “Facebook”, Demiri.
 
Ndryshe, Çollakoviq (46 vjeçar) gjatë karrierës së tij pos FC Shkupi (Slloga J.), ka luajtur edhe për Vardarin, Cementarnicën dhe Kumanovën, ndërsa sukseset më të mëdha i ka arritur pikërisht me skuadrën e FC Shkupi (Slloga J.) .
 
Kryesia e FC Shkupi dhe i gjithe stafi i ekipit, i shpreh ngushëllimet familjes Çollakoviq.