Maqedoni

Agjencioni i punësimit me mbështetje të BE-së, masa të reja për zvoglimin e papunësisë

26.05.2016 17:18

Agjencioni për punësim në bashkëpunim me ekspert gjerman dhe lituanez po aplikojnë metoda të reja për zvoglimin e papunësisë...

Duke prezentuar rezultatet e tuining proektit dyvjeçarë, u theksua se politikat e tregut të punës po përshtaten nga niveli qëndrorë në atë rajonal dhe lokal, sipas nevojave të punëdhënësve. 
 
“Janë realizuar katër masa aktive në qendrat e punësimit në Manastir, Kumanovë, Tetov dhe Shkup. Për secilkën masë janë ndarë nga 10.000 euro nga BE-ja. Pjesa e parë e aplikimit të masave ka dhënë rezultate dhe na motivon për periudhën e ardhëshme të fillojmë të mendojmë në nivel rajonal dhe lokal dhe ti planifikojmë masat ashtuqë të jenë më të suksesshme”, shprehet drejtori i agjencionit për punësim Vllatko Popovski. 
 
“Duhet të kemi pasqyrë gjithpërfshirëse për sistemin e kualifikimit të të punësuarve dhe përmirësimin eventual të shkathtësive të tyre. Për atë ishte me rëndësi që projekti tvining bashkëpunoi me organizatën ndërkombëtare për punë dhe përparim në sistemin e profilizimit”, shprehet Ambasadorja gjermane në Maqedoni, Kristina Allthauzer. 
 
Gjat realizimit të tuining proektit në Manastir u realizua pilot masa„Me trajnim në informatikë deri te punësimi “, në Shkup „ Fuqia e dizajnit dhe zanateve“, në Tetovë„ Trajnim për profesionet që mungojnë në tregun e punës“, ndërsa në Kumanovë „ Përfitimi i aftësive profesionale“.
 
Njëherit këshilltari I tuining proektit Aksel Burger paralajmëroi se përkrahja për agjencionin e punësimit për aplikimin e masave të reja në tregun e punës do të vazhdojë edhe në tre muajt e ardhëshëm.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI