Maqedoni

Debat publik për arsimin e integruar, pengesë ndarja në baza të ndryshme

26.05.2016 17:26

Pengesa kryesore per zbatimin e arsimit të integruar është segregacioni etnik, u than ë debatin public kushtuar arsimit të integruar dhe sfidat me të cilat përballet.

Ndarja e nxënësve në shkollat fillore dhe te mesme në bazë etnik dhe fetare, e deri tek rastet sociale është problem kyç që nuk e lejon arsimin e integruar të vijë në shprehje theksuan pjesmarrësit në debat.
 
“Faktori qe e ka shkatuar kete eshte segregacioni qe egziston ne shoqerine tone dhe në sistemin edukativo arsimor”, shprehet Fari Hiseni nga platforma e multikuturalizmit.
 
Poashtu u theksua se Strategjia për Arsim të Integruar nuk ka afat kohor, por  patjetër duhet të implementohet për shkak të faktit se Maqedonia është një shoqëri multietnike dhe multifetare.
 
“Në secilën shkollë fillore dhe të mesme ka ekip që merret me integrim ndëretnik i cili ka për qëllim ti inkorporojë në planet vjetore të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me integrimin ndëretnik. Shume pak perfshihen punet e mira qe behen dhe shume me shume flitet per punet e këqija”, shprehet përfaqësuesja e MA-së Naziktere Sulejmani.
 
Debati publik u organizua nga Platforma për Multikulturalizëm që është formuar në kuadër të projektit Përkrahje për Demokracinë në Maqedoninë Multietnike dhe realizohet nga Institucioni për Demokraci Shoqërore “Progres” me përkrahje të Fondacionit Kalevi Sorsa nga Finlanda.
 
REJHANE BUSHI-METAJ