Maqedoni

Gruevski, PSP synon të shkatërrojë VMRO-DPMNE-në

26.05.2016 17:29

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka lëshuar akuiza në adresë të Prokurorisë Speciale...

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski ka lëshuar akuiza në adresë të Prokurorisë Speciale, e cila sipas tij është dorë e djathë e LSM-së dhe ka për qëllim ta shkatërron VMRO-DPMNE-në.
 
Gruevski këto akuza në adresë të Prokurorisë Speciale Publike të Shkupit i bëri gjat një prononcimi për portalin maqedonas Telegraf.mk.
 
“Këta njerëz të cilët e kanë okupuar këtë institucion, janë thell të motivuar politikisht që ti ndihmojnë LSDM-së dhe të dëmtojnë VMRO-DPMNE-në. Në mungesë të dëshmive ndaj disa individëve që i kanë në shënjestër, që i kanë cak për shktrrim dhe eliminim politik, po mundohen të krijojnë deklarata të rrejshme të dëshmitarëve, po mundohen me friksim dhe kërcnim të sigurojnë dëshmitarë të mbrojtur, njerëz të cilët fillimisht do ti friksojnë dhe do tu ofrojnë bashkëpunim dhe si shpërblim nuk do ti ndjekin”, deklaroi Grusvki sipas të cilit krejt kjo bëhet për ti ndihmuar një sibjekti politik.
 
Ndërsa Prokurorja speciale Katica Janeva, prej disa ditësh me ftesë të Fondacionit Francesca Falcone po qendron në Palermo të Italisë, ku po merr pjesë në komemoracionin për nder të viktimave të mafias.
 
Në fokusin e komemoracionit ka qenë lufta kundër krimit të organizuar dhe ka pasur për qëllim të tubojë akademikë dhe ekspertë të huaj të kësaj fushe, si dhe funksionarë të lartë shtetëror. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU