Maqedoni

Përgjegjësia ndaj Ivanovit para deputetëve, nënshkruhen edhe deputetët e BDI-së; Shilegov, Ivanov e sjelli Maqedoninë në maje të krizës

26.05.2016 17:36

50 deputet e kanë nënshkruar Iniciativën e LSDM-së për përgjegjësi ndaj presidentit Gjorge Ivanov...

50 deputet e kanë nënshkruar Iniciativën e LSDM-së për përgjegjësi ndaj presidentit Gjorge Ivanov për vendimin e tij për faljen e 56 politikanëve, duke mundësuar që iniciativa të hyjë në procedurë parlamentare.
 
Iniciativa për impichment ndaj presidentit Ivanov me mbështetje edhe nga deputetët e BDI-së arrinë të hyjë në procedure parlamentare, por për të konstatuar përgjegjësin e Ivanivit nevoiten 82 vota nga numri i përgjithshëm i deputetëve.
 
Kjo duket e vështirë pasiqë VMRO-DPMNE numron 59 deputet, por nga LSDM thonë se nëse ka sado pak ndjenja morale etike dhe pergjegjësi te VMRO-DPMNE duhet të pranojnë iniciativën për shkarkimin e Ivanovit i cili e sjelli Maqedonin në majë të krizës. 
 
“Gjorgje Ivanov mundej por nuk e anuloi as edhe një falje. Këtë e konfrmoi edhe një herë. Nikolla Gruveski falë abolimit të blerë te Ivanovi e ka të sigurt shpëtimin nga veprat kriminale, për vete dhe për bashkëpunëtorët e tij. Vendimi i paligjshëm i Ivanovit për abolim duhet tërësisht të anulohet dhe do të anulohet. Nëse ka sado pak ndjenja morale etike dhe pergjegjësi te VMRO-DPMNE të njejtit duhet të pranojn atë iniciativ- abolim dhe të votojn për shkarkimin e këti personi i cili e sjelli Maqedonin në majën të krizës”, shprehet deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov.
 
Por për analistin Ismet Ramadani marr parasyshë numrin e deputetëve të grupit parlamentarë të VMRO-së është pothuajse e pabesuaeshme që të arrihet shumica e nevojshme për shkarkimin e Ivanovit.
 
Por Ramadani thot se gjithsesi është mirë që në paralament të diskutohet për veprimet e kryetarit të shtetit pasi që i ka bërë dëm të madh sheteti edhe në përmasa ndërkombëtare. 
 
“Kjo iniciativ i ngjan ndoshta një presionit ndaj kruyetarit të shtetit por e keqja është këtu se ne kemi kryetar I cili në intatet e tij pak i ngjan asaj që është infantile, sa më shumë nuk pajtohesh me veprimet e tija ai aqë më shumë inatoset dhe bënë veprime iracionale. Mendoj se kjo do të ndikoj që atë që e paralkajmeroi në një intervist për një medium gjerman mund të ndodh edhe që ta përsëris sepse ai udhëhiqet nga emocionet e tij nga përkatësia e tij partike, nga inatet e tij dhe mund të ndodh që të vazhdoj ta përsëris gabimin dhe dëmin ta bëj edhe më të madhë edhe për shtetin edhe për ata që I ka në listën e tij për ti aboluar”, shprehet analisti Ismet Ramadani.
 
Kryetari i Kuvendit është i obliguar që për këtë iniciativë të formojë komision, i cili për 7 ditë nga dita e formimit patjetër të jep raport.
 
Kuvendi do të duhet të vendosë në afat prej 7 ditësh lidhur me iniciativën për shkarkimin e kryetarit të Maqedonisë.
 
SANIJE DURAKU