Ekonomi

BPRM, miraton planin strategjik 2017 -2019

26.05.2016 17:41

Plani strategjik për periudhën 2017 – 2019, paraqet vazhdimësi të qëllimeve paraprakisht të përcaktuara strategjike...

Plani strategjik për periudhën 2017 – 2019, paraqet vazhdimësi të qëllimeve paraprakisht të përcaktuara strategjike në sferën e përcaktimit dhe zbatimit të politikës monetare dhe përkrahjes së tregjeve financiare, menaxhimit me rezervat devizore, ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare, statistikave dhe veprimtarisë hulumtuese, kane njoftuar nga BPRM në seancën e sotme të Këshillit të Bankës popullore në të cilën është miratuar edhe Plani strategjik i BPRM për periudhën 2017 – 2019.

Këshilli në seancën e sotme ka miratuar edhe Programin hulumtues për periudhën 2017-2019 e cila do te  jetë i drejtuar kah sferat të cilat janë me rëndësi për realizimin e qëllimeve të saja themelore dhe të tjera dhe për përforcimin e kapaciteteve institucionale.

Njëkohësisht, hulumtimet dhe analizat e parapara duhet të kontribuojnë edhe drejt modernizimit të mëtutjeshëm të funksionimit të Bankës popullore dhe përgatitjes për pjesëmarrjen e ardhshme në Sistemin evropian të bankave qendrore, theksojnë nga BPRM.

Këshilli i Bankes Popullore, në bazë të renditjes dhe dinamikës së paraparë të aktiviteteve, e miratoi edhe Vendimin për lëshim në përdorim të monedhës për qëllime koleksionimi.

Kjo monedhë është me apoen prej 100 denarësh në sasi prej 7.000 copë.

Nga banka Popullore gjithashtu bejne te ditur se shtyllat e aktiviteteve të Bankës popullore do të jenë përcaktimi për ruajtjen e inflacionit të ulët dhe të qëndrueshëm përmes një strategjie për ruajtjen e kursit të qëndrueshëm të denarit kundrejt euros, ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare si element përbërës i qëndrueshmërisë makroekonomike që është parakusht për realizimin e rritjes dhe prosperitetit ekonomik.

BESIM ABDULLAI