Maqedoni

Çaush, më ka maltretuar drejtori i DSK-së, një miljon euro për të dëshmuar kundër Zaevit

26.05.2016 17:46

I dyshuari Zahir Bekiri me pseoudonimin Çaushi sot para gjykatës deklaroi se ka qenë I maltretuar në prokurorinë publike nga ana e drejtorit...

I dyshuari Zahir Bekiri me pseoudonimin Çaushi sot para gjykatës deklaroi se ka qenë I maltretuar në prokurorinë publike nga ana e drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe bashkëpunëtor të tij.
 
Ai para gjykatës u shpreh se maltretimi psiqik dhe fizik kishte ndodhur pasi që kishte refuzuar të bashkëpunoj me këtë drejtori kundër liderit të opozitës Zoran Zaev rreth aferave të pergjimeve dhe leternjoftimeve.
 
Sipas avokatit të të dyashuarit Miroslav Vujiç ky rast është një komedi pasi që kaluan 3 muaj nga paraburgimi dhe kërkimi I dëshmive dhe nuk ka asnjë gjurmë për të ashtuquajturën fabrikë e letërnjoftimeve. 
 
“Tre muaj presione nga mediumet për fabrikën e letërnjoftimeve dhe sot mund të them se e gjith ajo komedi që ndodhi është shkatërruar tërësisht sepse nuk kishte asnjë gjurmë që tregon se egziston një gjë e tillë, por gjithkujt mund ti ndodh kjo në këtë shtet”, shprehet avokati Miroslav Vojic.
 
Gjat seances së sotme ai gjithashtu potencoi se gjat kohës së paraburgimit ka pasur dhe ofertë bashkpunimi nga ana e zëvendës ministrit të Punës dhe Politikës sociale Ibraim Ibrahimi në vlere prej 1 milion eurosh.
 
Poashtu gjat seancës të punsuar në MPB në mënyr joligjore kanë futur kamer në seancë me qka gjykatësja Gordana Spirovska ka dhën urdhër që të punsuarit e MPB te ndërpresin xhirimet dhe të fshijnë atë që kanë regjistruar. 
 
GAZMEND REXHEPI