Maqedoni

Kuvend, raporti për RTVM-në përplasi pozitën dhe opozitën

26.05.2016 18:03

Raporti i Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2015 është shëndrruar në një debat të ashpër në Komisionin për transport dhe lidhje në Kuvend...

Raporti i Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2015 është shëndrruar në një debat të ashpër në Komisionin për transport dhe lidhje në Kuvend midis përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës.
 
PDSH dhe LSDM akuzuan se servisi publik nuk po përbush obligimet e saja ligjore duke u vënë kështu në shërbim të pushtetit ndërsa nga VMRO-DPMNE  vlersuan se servisi publik ndodhet në rrugën e duhur.
 
“Nuk e di servisi publik a i ka parasysh raportet e fundit të monitorimit ku tregohet qartë se ai nuk është servis publik por vazhdon të mbetet telall politik i pushtetit. Qytetarëve u merren taksat edhe me përmbarues, kjo gjë është e papranueshme dhe duhet të ndalet sa më parë, për një servis që nuk e shikon askush sepse nuk i beson. Sado që të nënshkruani kode të etikës edhe njëqind ky servis publik kështu në këtë mënyrë nuk do të ndryshojë”, shprehet deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu.
 
“Në programin RTM-së për 2015  të cilin kishim munësi ta lexojmë  në flajët hyrëse shkruante se RTM do t’i realizojë funksionet themelore të servisit publik, univerzalitet, politikë të  pavarur redaktuese, llojlloshmëri të përmbajtjes programore përgjegjësi dhe kualitet. Por kjo më nuk ndodhet në raport. Në vend të një servisi objektiv për qytetarët e Maqedonisë RTM përfaqëson një medium servil ndaj pushtetit”, shprehet deputeti i LSDM-së, Tomisllav Tuntev. 
 
“RTM po i përmbush detyrimet ligjore për dallim nga shum televizione tjera në shetin tonë. Pra thelbësisht i respekton detyrimet ligjore dhe kjo është shum mirë sepse është servis radidifuziv i Republikës së Maqedonisë. Mirë është që transmeton në 9 gjuhë. Ju siguroj se 5,6 vitet e fundit RTM po ecë në drejtimin e duhur dhe mund të flasim vetëm për shpejtësinë”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bllagoja Despotovski. 
 
Gjatë prezantimit të raportit kryetarja e Këshillit programorë Snezhana Klinçarova theksoi se RTM ushtron veprimtari me interes publik dhe nuk udhhiqet nga kursi të cilin e diktojnë telivizionet private por realizon  obligimin ligjorë.
 
“RTM prodhon programin e saj vetanak, të sigurar nëpërmjet koproducioneve,të liçencuar apo të blerë me çka e integron shoqërinë në evropë dhe botë. Këtë program RTM e realizon në dy servise programore televizive dhe tre radio servise. Në serivisin e pare televiziv dhe radio servisin e parë dhe të dytë emitohet program në gjuhën maqedonase ndërsa në servisin e dytë programorë televiziv dhe radioservisin e tretë emitohet program në gjuhën shqipe, turke, serbe, rome, vllehe dhe gjuhën boshnjake ndërsa duhet theksuar se radio pregadit dhe transmeton lajme edhe në gjuhën bullgare dhe greke”, shprehet kryetarja e Këshillit programorë të RTVM-së, Snezhana Klinçarova. 
 
Numri i përgjithshëm i të punësuarve në RTVM sipas raportit është 901 persona prej të cilëve 650 maqedonas, 162 shqiptarë, 34 turq, 29 serbë, 9 vllehë, 5 boshnjakë, 5 malazes, 4 romë dhe 3 të tjerë.
 
Gjatë vitit 2015 RTM ka realizuar fitim prej 51 milion e 7 qind mijë 382 denarë si rezultat i zvoglimit të shpenzimeve dhe rritjes së pagesës radiodifuzive ndërsa borxhi nëraport me vitin paraprak është zvogluar prej 11 milion 241 mijë e 165 denarë sqaroi Klinçarova.
 
NAIM RAMADANI