Maqedoni
Han propozon trupi ndërkombëtar për regjistrin zgjedhor
26.05.2016 18:09
Eurokomesari Johanes Han ka kërkuar nga qeveria në Maqedoni që të realizojë reformat urgjente që janë me prioritet për Komisionin Evropjan...

Eurokomesari Johanes Han ka kërkuar nga qeveria në Maqedoni që të realizojë reformat urgjente që janë me prioritet për Komisionin Evropjan dhe sugurim të mbrojtjen gjat punës së Prokurorisë Speciale.
Siç njofton MIA, Eurokomesari han propozon formimin e një trupi të veçan nga bashkësia ndërkombëtare, e cila do të merrej me regjistrin zgjehdorë që të mos ket dyshime.
“Qeveria e vjetër dhe e re e Maqedonisë ka për obligim të punoj në këto prioritete. Shpresoj se të gjitha partite politike do të participojnë në Parlament dhe do të dikutojnë. Për ne është me rëndësi dhe kjo është rezultat I marrveshjes së Përzhinos. Ashtu siç është edhe edhe ajo që të ketë Prokurori Speciale, e cila do të hetoj skandalin e përgjimeve”, deklaroi eurokomesari Han.
Në Maqedoni patjetër ta stabilizojmë situatën, ndërsa në vendet tjera ka progress, edhepse gjithmon ka ngritje-rënie thekson Han.
Me apelet deri te liderët politik në vend për tejkalimin e krizës politike kanë vazhduar edhe diplomatët e huaj në vcend.
Një apel i tillë së fundmi ka ardhur nga ambasadori italian Ernesto Masimino Beleli dhe ai holandez Wouter Plomp, të cilët kanë theksuar se beson që liderët politik do të sjellin vendime të arsyeshme politike, të pranueshme për qytetarët e Maqedonisë, për ti dhën fund krizës politike sa më shpejtë.
GYLTENE SINANI
