Maqedoni

Prokuroria speciale padi ndaj drejtorit të policisë financiare

26.05.2016 18:21

Prokuroria speciale publike paralajmëron procedurë disiplinore ndaj Drejtorit të Policisë Financiare...

Nga kjo prokurori thonë se kanë miratuar një vendim të tillë pasi kjo Drejtori dje publikisht bëri të ditur se nuk do të veprojë sipas urdhrit të Prokurorisë Speciale për t'i dhënë më shumë hetues.

Sipas PSP-së, ligji është i qartë, nuk ekziston asnjë hapësirë që një pjesëtar i policisë gjyqësore të refuzojë kërkesë të prokurorit.

Drejtoria e policisë financiare dje u ankua se nuk kanë personel të mjaftueshëm, por pranoi se shumica e ekspertëve të tyre janë caktuar te Marko Zvrlevski, në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë, prandja nuk do të plotësohet kërkesa e Speciales.