Botë

Stërvitje e forcave shqiptare të sigurisë për ballafaqim me krizën e refugjatëve

26.05.2016 19:31

Forcat Detare të Shqipërisë, Forcat Ajrore, Antikontrabandës Detare, Policia Kufitare dhe të Emigracionit...

Forcat Detare të Shqipërisë, Forcat Ajrore, Antikontrabandës Detare, Policia Kufitare dhe të Emigracionit, Qendra Operacionale Ndërinstitucionale Detare dhe Inspektoratit të Peshkimit sot zhvillua në rajonin e Kepit të Palit stërvitjen "Durrësi SAREX 16".
 
Siç njoftojnë mediat e Shqipërisë, qëllimi kryesor i kësaj stërvitjeje ishte trajnimi i forcave pjesëmarrëse për të zhvilluar operacione të kërkim - shpëtimit në det, në rast fatkeqësish dhe krizash të ndryshme humanitare.
 
Efektivët pjesëmarrës në stërvitjen “Durrësi SAREX 16” inskenuan një operacion kërkim - shpëtimi dhe kalimin e personave nga anija në helikopter. Pjesë e skenarit ishte edhe kundërshtimi nga ana e një anije të huaj e urdhrit të autoriteteve shqiptare si edhe refuzimi i saj për të kryer bordimin.
 
"Durrësi SAREX 16", u ndoq nga afër nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, komandanti i Forcës Detare, gjeneral brigade Ylber Dogjani, komandanti i Forcës Ajrore, gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, komandanti i Forcës Tokësore, gjeneral brigade Nazmi Cahani, përfaqësues të pushtetit vendor dhe të institucioneve pjesëmarrëse në këtë stërvitje./mia