Botë

Tramp e siguroi nominimin presidencial republikan

26.05.2016 20:12

Miliarderi amerikan, Donald Tramp fitoi numër të mjaftueshëm të delegatëve në Konventën republikane nacionale që të zgjidhet kandidat i republikanëve...

Miliarderi amerikan, Donald Tramp fitoi numër të mjaftueshëm të delegatëve në Konventën republikane nacionale që të zgjidhet kandidat i republikanëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA në nëntor të këtij viti, publikuan sot mediat amerikane.
 
Sipas përllogaritjeve të cilat i ka bërë agjencia AP, Tramp pas fitores së pardjeshme në shtetin Uashington tash më ka siguruar 1.238 delegatë për Konventën apo një më shumë prej 1.237 të domosdoshëm që të zgjidhet kandidat presidencial.
 
Në periudhën e ardhshme duhet të mbahen zgjedhje preliminare për edhe 303 delegatë, të cilët me siguri do t'i fitojë Tramp pasi që ai mbeti kandidati i vetëm për nominimin presidencial republikan, pasi kundërkandidatët e tij u tërhoqën nga gara zgjedhore.
 
Me këtë mbetet Tramp edhe zyrtarisht të shpallet kandidat presidencial i Partisë republikane të Konventës e cila do të mbahet në korrik në Klivlend./mia