ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Sot fillon fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale

24.03.2014 11:01

Sot zyrtarisht ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet presodenciale në Maqedoni që do të mbahen në datën 13 prill……..

Sot zyrtarisht ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale në Maqedoni që do të mbahen në datën 13 prill.

Kandidatët të cilët do të garojnë për postin e presidentit të Maqedonisë janë presidenti aktual George Ivanov i mështetur nga VMRO-DPMNE. Stevo Pendarovski i mështetur nga LSDM. Iljaz Halimi i mbështetur nga PDSH dhe Zoran Popovski i mbështetur nga partia OQM.

Ndryshimet më të mëdha në fushatat zgjedhore gjatë viteve të fundit, janë thejshtëzimi i fjalimit politik, dhe rritja e agresivitetit e rritje e fushatës negative.

Fushata për zgjedhjet presidenciale do të jetë njëzetditore pasi për shkak të mbajtjes edhe të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është shkurtuar me pesë ditë.