Vazhdon gjykimi i të akuzuarve për "Lagjen e Trimave"
Procesi gjyqësor kundër të akuzuarve për terrorizëm për rastin "Lagjja e Trimave" duhet të vazhdojë sot në sallën e madhe të Gjykatës Supreme, sepse në Gjykatën Themelore Shkupi 1 nuk ka kushte hapësinore dhe të sigurisë për mbajtjen e gjykimit në të cilin ka një numër të madh të të akuzuarve...

Këtë vendim, siç informuan javën e kaluar nga Gjykata Penale, e ka marrë Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe tani më është publikuar në Gazetën zyrtare.
Nga Gjykata Themelore Shkupi 1, paraprakisht e kërkuan sallën e madhe të Gjykatës Supreme, por kërkesa u refuzua me sqarim se ajo hapësirë ishte për karakter solemn dhe nuk është e pajisur të funksionojë si seancë gjyqësore.
Gjykata në fillim të këtij muaji solli vendim që me këtë lëndë ta bashkojë procedurën me rastin "Vetëtima", gjegjësisht me anëtarët e logjistikës, të cilët u arrestuan para disa muajve. Për ngjarjet nga "Lagjja e Trimave" janë akuzuar 29 persona, ndërsa si anëtarë të logjistikës tetë persona.
Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës grupi i armatosur u përlesh me forcat e sigurimit. Gjatë këmbim-zjarrit e humbën jetën tetë policë nga njësitet speciale dhe të veçanta të MPB-së, përderisa rreth katërmbëdhjetë u plagosën rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur. (mia.mk)
