Dita e grurit

27.05.2016 09:46

Nën patronatin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Komunës Ilinden dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOE), "Agrounija" sot e organizon manifestimin tradicional Dita e grurit...

Në manifestim për herë të parë do të prezantohen informata për arritjet më të reja në prodhimin e materialit për fara dhe mbjellje.

Pas fjalimeve të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Mihail Cvetkov, menaxherit të përgjithshëm të "Agrounija" dhe kryetarit të Odës agro-biznes pranë LOE-së Ognen Orovçanec, drejtorit ekzekutiv të LOE-së Mitko Aleksov dhe krytarit të Komunës së Ilindenit Zhika Stojanovski, është paraparë shëtitje në fushat eksperimentale të "Agrounija".

Në manifestim do të jenë të pranishëm edhe profesorë nga Fakulteti i shkencave bujqësore dhe ushqimit. (mia.mk)