Pyjet e Maqedonisë dhe Lidhja e zjarrëfikësve do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

27.05.2016 09:49

NP "Pyjet e Maqedonisë" - Shkup dhe Lidhja e zjarrëfikësve të Republikës së Maqedonisë sot do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim...

Memorandumin do ta nënshkruajnë drejtori i Pyjeve të Maqedonisë, Zharko Karaxhioski dhe kryetari i Lidhjes Nikolla Nikollov.

Siç kumtuan nga Pyjet e Maqedonisë, me nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve do të zyrtarizohet bashkëpunimi i ndërsjellë në sferën e mbrojtjes së pyjeve nga zjarret. (mia.mk)