15-të minuta në ndërprerje qarkullimi afërs Presekës

27.05.2016 10:07

Për shkak të minimit, komunikacioni në aksin rrugor Kërçovë-Ohër afër Presekës sot në periudhën nga ora 13 deri në orën 15 do të jetë në ndërprerje 15 deri në 20 minuta, njofton Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë...

Në aksin rajonal P-2137 para vendbanimit Vojshanci, për shkak të deformimeve të urës (për automjete me peshë të përgjithshme mbi 5 tonë) komunikacioni do të kahëzohet përmes urës së lumit Vardar, lidhje A1 me P-2137 (Demir Kapi - Koreshnicë - Vojshanci).

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë kryesisht të thata.

LAMM rekomandon kujdes të posaçëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë, Koçan-Dellçevë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.(mia.mk)