KULTURË

Ekspozitë e artistëve nga Maqedonia “Paris, të dua”

24.03.2014 11:07

Në Galerinë nacionale të Maqedonisë, objekti Çifte Hamami, sot do të hapet ekspozita "Paris, të dua", me vepra të 41 artistëve nga Maqedonia, të cilët gjatë viteve të kaluara ndodheshin për qëndrim dymujor studioz në Qytetin ndërkombëtar të artit, në Paris……

Në Galerinë nacionale të Maqedonisë, objekti Çifte Hamami, sot do të hapet ekspozita "Paris, të dua", me vepra të 41 artistëve nga Maqedonia, të cilët gjatë viteve të kaluara ndodheshin për qëndrim dymujor studioz në Qytetin ndërkombëtar të artit, në Paris (Cite internationale des Arts).

Duke filluar prej vitit 2002, Minsitria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë mbështet prezantimin e mbi 100 artistëve, të cilët patën mundësi të këmbejnë prëvoja me artistë nga Franca dhe nga shtete të tjera, të kontaktojnë dhe të vizitojnë institucione nga sfera e kulturës në Paris dhe të arrijnë bashkëpunim me galeri adekuate.

Ekspozitën në Çifte Hamam do ta hapin ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska dhe ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer.