“Revolucioni Laraman”, pas mesnatE ngjyrosi "TV Sitel"
27.05.2016 10:28
“Revolucioni Laraman”, mbrëmë pas mesnatës e ka “vizituar” Televizionin “Sitel”, dhe njëkohësisht e kanë gjuajtur me ngjyrë....

Qytetarët që sot në mëngjes kanë dalë të shëtisin në Parkun e Qytetit, nuk kanë qenë të befasuar nga fasada e ngjyrosur e ndërtesës së televizionin.
Televizioni në fjalë, njihet si i afërt me pushtetin, ndërkaq në përgjimet apo “bombat” që i publikoi opozita është dëgjuar se si kryeredaktori i saj, Dragan Pavlloviq – Llatas, bisedon me funksionarë të lartë të pushtetit për vepra kriminale.
