Në Shkup dje 13 aksidente, janë lënduar pesë persona

27.05.2016 10:43

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 13 aksidente rrugore, nga të cilat nëntë janë me pasojë të dëmit material dhe katër me pasojë të lëndimit trupor, në të cilat me pasojë të lëndimit trupor mbetën pesë persona....

Sipas Dragan Veljanoskit, inspektor i pavarur nga SPB-Shkup, gjatë ditës së kaluar pas kontrolleve të zbatuara ndaj pjesëmarrësve në komunikacion nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar dhe sanksionuar numër më i madh i kundërvajtjeve.

Tridhjetë shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, dy shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga komunikacioni, katër shoferë nuk i kanë respektuar shenjat e ndriçimit të semaforit në udhëkryqe dhe 10 shoferë nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurisë ose e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë drejtimit të automjetit.

Janë hasur edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për këmbësorë ose, kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së kaluar janë larguar 50 automjete.

Në pjesën e aktiviteteve parandaluese sot do të mbahen punonjës edukative me pjesëmarrësit nga klasa e dytë dhe e katërt në SHF "Naum Ohridski", Komuna Gazi Babë, ndërsa në kuadër të projektit "Kultura e trafikut te fëmijët nga mosha parashkollore" në kopshtin e fëmijëve "25 Maji" në objektet "Poni" dhe "Morkovçe" të cilët gjenden në rajonin e komunës së Gazi Babës. (mia.mk)