Arrestohet sulmuesi nga koncerti në Nju-Jork
27.05.2016 11:27
Policia njujorkeze arrestoi raperin nga Bruklini, Roland Kolins alias Troj Ajv, pasi pas kontrollimit të video xhirimeve e kanë njohur personin i cili ka gjuajtur me armë zjarri në koncertin e mbajtur dje në sallën "Irving Plaza", transmeton BTA...

Gjatë të shtënave të mërkurën në mbrëmje në koncertin e raperit Ti Aj u plagosën katër persona, njëri prej të cilëve për vdekje. Nga të shtënat jetën e humbi miku dhe truproja e Kolinsit, Roland Mekfater (33), i cili u gjet në afërsi të barit në pjesën e vipave.
Troj Ejv do të akuzohet për vrasje dhe posedim të armëve, thonë nga policia.
Policia kumtoi se në të shtëna ka ardhur pasi në pjesën e vipave së pari kanë filluar përleshjet, të cilat kanë eskaluar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
