Obama vizitë historike në Hiroshima

27.05.2016 11:46

Presidenti Barack Obama mbërriti sot në mëngjes në Hiroshima, që është vizita e parë e një presidenti në zyrë i Shteteve të Bashkuara, që qëndron në vendin ku është hedhur bomba e parë atomike në botë...

Pas samitit të grupit të shtatë fuqive ekonomike, i njohur me shkurtesën G7, në Japoni, zoti Obama do të vendos kurorë lulesh në monumentin ku flaka e përhershme i përkujton njerëzit e vrarë në Hiroshimë.

Obama do të shoqërohet nga personat që e mbijetuan sulmin.

Presidenti Obama ka thënë se kjo vizitë paraqet nderim ndaj të gjithë atyre që vdiqën në Luftën e Dytë Botërore, por e ka përjashtuar mundësinë që të kërkoj falje për hedhjen e bombës. 

Obama ka premtuar se do të promovojë një të ardhme më të mirë dhe një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë midis dy vendeve.