SHBA, zgjedhjet presidenciale: Trump, afër zyrtarizimit të kandidaturës

27.05.2016 12:28

Donald Trump ka siguruar numrin e mjaftueshëm të delegatëve të nevojshëm për të siguruar nominimin republikan për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Në këtë mënyrë përfundon atë që konsiderohej si një rritje e pamundur, që ka ngritur në këmbë të gjithë peisazhin politik dhe përgatit gjasat për një fushatë edhe më të ashpër në vjeshtë të këtij viti.Për të siguruar nominimin republikan për president nevojiteshin 1237 delegatë.

Trump ka arritur aktualisht, sipas numërimit te kete 1238 delegatë gjithsej. E ndërsa janë ende 303 delegatë në lojë, që priten të deklarojnë mbështetjen e tyre në primaret e 5 shteteve, që do të shprehen më 7 qershor, Trump do ta ketë tepër të lehtë të shmangë ndërhyrjet në Konventën partiake në Cleveland, në korrik. 

Ne Kaliforni, sërish  u mbajten protesta protesta kundër Trumpit, nderkohe qe  kinezët e parashikojnë ate si  fitues.