Përgjegjësia ndaj Ivanovit para deputetëve

27.05.2016 12:40

Në Kuvend sot duhet të formohet Komision për vlerësim të themelimit të Propozimit për ngritje të procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë...

Sipas kryetarit Zoran Ilioski, Komisioni për themelimin e propozimit për impiçment të presidentit do të numërojë 11 anëtarë dhe do ta pasqyrojë përbërjen në Parlament.

Shumica do të ketë kryetar dhe pesë anëtarë dhe opozita pesë anëtarë. Për shtatë ditë, Komisioni duhet të dorëzojë një lloj raporti deri te kryetari i Parlamentit për atë nëse është themeluar ose jo është Propozimi për ngritje të procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit. Pas kësaj kryetari i Parlamentit duhet të caktojë seancë, në të cilën deputetët me shumicë prej dy të tretave do të deklarohet për të.

Propozimi për ngritje të procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit të Republikës së Maqedonisë është parashtruar nga ana e deputetëve të opozitës,  e mbeshtetur edhe nga BDI dhe PDSH, përderisa VMRO-DPMNE-ja, u deklarua se nuk do ta mbështesë impeçmentin. Përderisa votohet propozimi në Kuvend, për të duhet të deklarohet edhe Gjykata Kushtetuese.