Hajndëll për krizën në Maqedoni, marrëveshja e Përzhinës çelësi për zgjidhje
Marrëveshja e Përzhinës është çelësi për zgjidhjen e krizës, thotë i dërguari special i ministries së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Maqedoninë, Johannes Hajndëll...

Ai në intervistën për Dojçe Wele insiston se Marrëveshja e Përzhinës edhe më tej mbetet baza më e mire për gjetjen e zgjidhjes për krizën në Maqedoni,. Hajndëll thotë se Bashkimi Evropian dhe Gjermania dëshirojnë ti ndihmojnë vendit, për të gjetur dalje nga kriza, por rrugën Maqedonia do të duhet që ta kalojë vetë. Hapi i pare në këtë rrugë sipas diplomatit gjerman është tërheqja e amnestise në mënyrë të plotë nga ana e presidentit Ivanov.
Diplomati gjerman Johanes Hajndl, në intervistën shton se partitë politike dhe liderët e tyre në Maqedoni janë ato të cilat duhet të diskutojnë rreth heqjes së tërësishme të faljes nga Gjorge Ivanov, dhe t’i hapin rrugë Prokurorisë Speciale Publike për të punuar.
”Faljet e presidentit Gjorge Ivanov duhet të hiqen, se ato e pengojnë marrëveshjen e Përzhinës. Gjithashtu, për të respektuar marrëveshjen në fjalë, Maqedonia duhet të pastrojë listat në regjistrin zgjedhor, të rregullojë punën e mediave, dhe të largojë partinë nga funksionimi i shtetit, ka thënë mes tjerash Hajndëll për Deutsche Welle. Hajndëll shprehet gjithashtu se gjithçka është e qartë në Marrëveshje. Të gjithë ata të cilët janë të dyshuar lidhur me skandalin e përgjimeve , duhet të vehen para drejtësisë, dhe të thirren në përgjegjësi. Për këtë qëllim u krijua Prokuroria Speciale , andaj e njejta duhet të punojë pa pengesa, dhe me përkrahje të plotë nga institucionet e vendit, që të mund të kryejë punën e saj. I pyetur nëse qeveria aktuale ka kapacitet për ti çuar proceset përpara dhe të realizojë reformat e kërkuara, apo vendit i nevojitet një format i ri i qeverisë teknike, Hajndëll thotë se pikërisht “ Marrëveshja e Përzhinës është ajo e cila jep përgjigje të qartë. Qeveria duhet të jetë e përbërë në atë mënyrë që të ofrojë parakushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe kredibile, si dhe e vednosur për realizimin e reformave të kërkuara “….
Diplomati Hajndëll si njohës i mire i rajonit të Ballkanit në intervistën për Dojçe Wele thotë se situata duhet mire të menaxhohet dhe gjërat nuk duhet të përzihen në aspektin etnik.
Duhet të mënjanohen të gjitha situatat të cilat çojnë drejt një nxitjeje të tensioneve etnike, dhe kjo sipas Hajndëll ka vetëm një rrugë, këthimi I Maqedonisë në binarët e integrimeve euro-atlantike. Çdo përpjekje e çdo politikani për ta ndaluar këtë rrugë so të sanksionohet, ka deklaruar diplomati gjerman për zgjidhgjen e krizës në Maqedoni, Johanes Hajndëll. (Merita Gashi, TVM2)
