Menduh Thaçi realizoi takim me Kristian Danielson
Sot në zyrën e Bashkimit Evropian në Shkup, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z.Menduh Thaçi realizoi takim me Drejtorin e përgjithshëm të drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian, Kristian Danielson...

Në takim u bisedua për krizën politike në vend dhe pikëpamjet e PDSH-së për tejkalimin e kësaj situate.
Kryetari Thaçi theksoi se shkaktarët e krizës VMRO-BDI vazhdojnë me veprimet e tyre të njëanshme dhe të papërgjegjshme për çështjet të cilat ishin pjesë e bisedimeve dhe për të cilat duheshe të arrihet konsensus në mes të katër partive më të mëdha politike në vend, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të SHBA dhe BE.
Thaçi më tej vlerësoi se rrugëdalja e vetme nga kjo situatë është vazhdimi i dialogut të mirëfilltë politik me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, që kërkon një qasje të re dhe vullnet të fortë politik nga të gjitha palët.
Gjithashtu, Kryetari Thaçi potencoi se zgjidhja e çështjes së emrit dhe të marrëdhënieve ndëretnike, si dhe përmbushja e kushteve demokratike për të pasur zgjedhje të besueshme pa marr parasysh se kur do të mbahen ato, ngelin si çështje thelbësore dhe të domosdoshme për Partinë Demokratike Shqiptare.
