Ekspozitë në Shkup kushtuar, 80 vjetorit të lindjes së Adem Demaçit

27.05.2016 15:34

Në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë u hap ekspozita kushtuar 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar, shkrimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare Adem Demaçit....

Ekspozita "Adem Demaçi – Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kulturore", do të jetë e hapur gjatë një jave, në objektin e "Çifte hamam" në Shkup.

“Është një përmbledhje e fotografive të veprave të tij ,disa segmente të jetës së tij, disa libra janë të ekspozuara në këtë ekpozitë që do të mbahet për rreth një jave. Dashuruesit e veprës së Adem Demacit do të Mund të vijnë dhe ta  vizitojnë  ekpozitën këtu në Galerinë Kombëtare të Maqedonisë” – u shpreh  drejtoresha e Galerisë së Arteve –Shkup, Dita Starova Qerimi.

Të pranishmit vlerësuan lartë figurën e Demaçit duke e qujtur kolos të popullit  që mishëroi rezistencën dhe sakrificën jetike për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e mohuara të popullit shqiptar në Kosovë dhe  ish jugosllavi.

“Adem Demaci ishte ushtari më i madh më i devotshëm, ushtari më besnik i Hasan Prishtinës. Na ka tubuar sot Adem Demaci sic na ka tubuar shumë herë më parë edhe nderi i kombit edhe doktori i nderit i dy univerziteteve tona të Prishtinës dhe të Tetovës” – tha  Bashkëveprimtari dhe i njohur për opinionionin si biograf i Adem Demacit, Selatin Novosella.

“Ky është 80 vjetori i Adem Demacit një figure që për shumëcka në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare. Adem Demaci thënë shkurt ëshët sintezë e modelit  të intelektualit atdhetare dhe atdhetarit intelektual. Romansieri i parë shqiptar frymëzuesi i brezave të tërë të levizjes atdhetare në gjithë hapësirën shqiptare” – tha Hidajet Hyseni nga Shoqata e ish të Burgosurve Politik të Kosovës.

Kjo ekspozitë është organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Prishtinës , Instituti i Historisë” Ali Hadri” dhe nga Shoqata e të Burgosurve të Kosovës ndërsa ajo në SHkup erdhi pas hapjes në Prishtinë, ndërsa ekspozita do të hapet edhe në Tiranë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)