BE-ja ndan çmimet për gazetari hulumtuese, fitues "dosie telekom" e Boris Georgievskit
Gazetari Boris Georgievski është fituesi i “Çmiit nga BE-ja për gazetari hulumtuese për vitin 2015″ me temën me tekst "Dosie Telekom", e publikuar në faqen e internetit "Prizma".

Ndërsa çmimi i dyt i takoi grupit të gazetarëve të BIRN Maqedonia për storjen hulumtuese në temë "Shkupi 2014 nën lupë".
Poashtu këtë vit për herë të parë u nda edhe çmimi për storjen më të mirë hulumtuese për gazetarë të ri, të cilën e fitoi Biljana Nikollovska për TV tekste në temë "Nga të papunë deri në të burgosur si i dënoi sistemi, pastaj amnistoi 15 mijë të siguruar shëndetësor", të publikuara në TV Telma.
Kristijan Danielson Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian tha se ndarja e këtyre çmimeve vjen në një moment kyç për vendin, kur vazhdimisht flitet për pozitën jot ë mire të mediave.
“Çmimi ka për qëllim të promovojë gjeneratë të re të gazetarëve hulumtues dhe sinjali është i qartë se BE-ja dhe Komisioni Evropian do të vazhdojnë me përpjekjet e tyre në mbrojtjen dhe përforcimin e lirisë së mediave në mbarë Evropën” – tha Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Kristijan Danielson.
“Storja fituese është shpërblyer me 4.000 euro, përderisa çmimi për vendin e dytë dhe për storjen më të mirë hulumtuese nga gazetari i ri arrijnë nga 3.000 euro” – tha kryesuesi i jurisë, Lupço Popovski.
Në këtë konkurs janë paraqitur 32 autor me 29 storje të publikuara në mediat e shtypit, elektronike dhe internet, prej 10 deri më 30 mars. (Gyltene Sinani, TVM2)
