Obama vizitë historike në Hiroshima, një botë pa armë nukleare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, u bë presidenti i parë amerikan në detyrë që vizitoi Hiroshimën 71 vjet pas sulmit me bombë bërthamore që u mori jetën më shumë se 140.000 personave më datë 6 gusht të vitit 1945....

I shoqëruar nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, Obama nderoi fillimisht viktimat e më pas mbajti një fjalim ku dha mesazhet e tij.
“Ne përkujtojmë sot të gjithë viktimat e asaj lufte të tmerrshme, të luftërave që kanë ndodhur më parë dhe të luftërave që do të vijnë. Ndoshta fjalët nuk mund t’a përshkruajnë dot një dhimbje të tillë por ne kemi një përgjegjësi të përbashkët për t’a parë historinë në sy dhe për t’a pyetur veten se cfarë duhet të bëjmë ndryshe në mënyrë që t’a parandalojmë një vuajtje si kjo në të ardhmen.” - ka thene presidenti i SHBA-ve Barak Obama.
Presidenti amerikan shtoi se sulmi i Hiroshimës nuk duhet të harrohet asnjëherë, por duhet të qëndrojë në memorien e të gjithëve si një motiv për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke bërë përpjekje të vazhdueshme për një botë pa armë bërthamore.
Edhe Kryeminsitri i Japonisë, Shinzo Abe, u shpreh se vizita e Obamës në Hiroshima po të hap një kapitull të ri në marrëdhëniet bilateral mes Japonisë dhe ShBA-ve, me shprese per nje nisme te perbashket për të promovuar një botë pa armë nukleare.
Më herët, Hiroshima është vizituar nga ish-Presidenti amerikan Jimmy Carter, por në kohën që ky i fundit e kishte përfunduar mandatin e tij. Vizita e Obamës u kundërshtua edhe nga protestues të shumtë, të cilët shprehen se ai nuk duhet t’a vizitonte Hiroshimës pasi nuk kërkoi falje për jetët humbura.
