Mbyllet kampi në Idomeni

27.05.2016 16:04

Kampi i përkohëshëm i refugjatëve në Idomeni zyrtarisht është i mbyllur...

Policia greke ka përfunduar operacionin për zhvendosjen e mbi 8 mijë refugjatëve nga kampi i improvizuar në Idomeni në kampet tjera në mbrendi të Greqisë.

Ministri  grek për mbrojte civile Nikos Toskas informoj se gjatë natës së kaluar gjithashtu është pastruar edhe linjën hekurudhore që lidhë Maqedoninë dhe Greqinë, e cila ishte bllokuar me muaj të tëra nga refugjatëtët e vendosura mbi to. OJQ-të që dhanë kontributin e tyre për zhvendosjen e refugjatëve, thanë se gjatë këtij operacioni nuk është përdorur dhunë ndaj refugjatëtve.

“Refugjatet deshirojnë një të ardhme më të mire.Askush prej tyre nuk deshiron të qendroj në kushte miserable. Te gjithë deshirojne të kene një shtepi, andaj shumica e tyre e pranuan pozitivisht  zhvendosjen e tyre në kampet e tjera” – tha Vicky Markolefa –OJQ.

Ndërkohë gazetarët e Maqedonisë në një debat  në Shkup në temë “Mediat dhe kriza e refugjatëve. Kush dhe prëse i harron të harruarit në Republikën e Maqedonisë?”, vlersuan se një pjesë e madhe e mediave në vend vetëm pjesërisht kanë raportuar për krizën e refugjatëve në Maqedoni. Ata pranojnë se fajin për këtë është përshkak të mungesës së mjeteve të mediave për të pasur korespodente  por edhe për shkak të ndarjes politike të mediave.

“Për  krizën e refugjatëve në Maqedoni më së shumëti po raportoheshte për tragjeditë njerëzore që ndodheshin në binaret e hekurudhave. Shumë pak prej gazetarëve interesoheshin për shkaqet dhe prapavin e vdekjen e tyre. Përmes hulumtimit tonë u konstatua se refugjatët që humbën  jetë në realitet kanë qenë viktima e trafikimit të refugjatëve të cilën më herët  kanë qenë të dhunuar fizikisht.Për këto tragjedi, një pjesë e vogël e mediave po tentoheshin të raportojn për këtë dukuri,ndërsa një pjesë tjetër e mediave e paraqiteshin situatën  se refugjatët dëshirojnë të pushtojnë Evropën, se do ti dëmtojnë krishterëve “ – deklaroi Drejtoresha e  Komitetit Të Helsinkut, Uranija Pirovska.                                                                                                

Kriza e refgujatëve në ballkan filloj të përhapet në vitin 2011, ndërsa 3 vitetet e fundit e njëjta u thellu edhe më keq, duke qendruar në kampe të imporvizuara pa  pasur kushte minimale për jetes. (Rexhep Qamili, TVM2)