Futboll
Taulant Xhaka ka bërë të ditur se është i gatshëm për lojë pas lëndimit që pasoi javë më parë me Baselin
27.05.2016 17:07
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, në një konferencë për media, ka thënë se është në gjendje të mirë fizike...

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, në një konferencë për media, ka thënë se është në gjendje të mirë fizike dhe i gatshëm të luajë në ndeshjen e parë të Euro 2016 përballë Zvicrës.
Shqipëria ndeshjen e parë në Euro 2016 e zhvillon me 11 qershor ndaj Zvicrës së shqiptarëve.
Taulanti ka bërë të ditur se bashkë me djelmoshat e Kombëtares shqiptare, himnin e Shqipërisë pritet ta këndojë edhe mesfushori i ri i Arsenalit.
Taulanti thotë se Graniti brenda vetes do ta këndojë himnin kombëtar shqiptar, pasi atë e kanë mësuar që të vogël në familje.
