Maqedoni
Qeveria Holandeze, përkrahje grave sipëmarrëse nga rajoni
27.05.2016 17:29
20 gra nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria kanë qenë pjesë e proektit rajonal për përkrahje të grave sipërmarrëse...

Prоеkti është mbështetur nga qeveria e Holandës, ndërsa ka pasur si qëllim shkëmbimin e përvojave dhe shqyrtimin e mundesive për bashkepunim.
“Me e rendesishme per nje biznes eshte lideri i ndermarrjes, sepse kur flasim me donatorë potencial më me rëndësi është të shihet personi dhe cilesia e udheheqesit të firmes”, shprehet Karena Kamarat, përfaqësuese e Holandes.
Arta Tahiri perfaqesuese e kompanise Virto ne fushen e teknologjise se informimit, thote se, ky projekt do te hap horizontet e bashkepunimit ne rajon gjë qe ka munguar.
“Kjo ka qenë per neve programi i parë që kemi fillu në një bashkëpunim të tillë . Ne nga Kosova kemi qenë të përzgjedhura 5 veta edhe prej 5 fushave relativishte të ndryshme poashtu ka qenë i njejti raste me Shqipërin dhe Maqedoninë. Këtë rastë kanë qenë 5 përfaqësuese nga Shqipëria dhe 10 nga Maqedonia. Fatmirësishte 2 gra nga Shipëria dhe Maqedonia kanë qenë nga fusha e njejtë e biznestit nga teknologjia e informimit dhe bashkëpunimi do të vazhdonë me ato në atë nivel”, shprehet menaxherja Arita Tahiri.
Një pjese e grave sipermarrese qe kanë qene pjese e këtij projekti kanë vizituar Holanden dhe kanë nisur bashkëpunim me kompanite holandeze ndersa 50% e tyre janë në negociata.
REJHANE BUSHI-METAJ
