Maqedoni
Ivanov tërheq abolimin për 22 politikan, LSDM nuk pajtohet me tërheqje të pjesëshme
27.05.2016 18:10
Presidentin Gjorgje Ivanov tërhoqi vendimin abolimin e 22 personave të esponuar politikisht...

Duke bërë public vendimin për tërheqjen e abolimit për 22 persona nga 56 sa kishte falur, Ivanov arsyetoi vendimin e sjellur më 12 prill duke e vlerësuar si nendim në interest ë shtetit dhe qytetarëve dhe rrugëzgjidhje e vetme për tejkalimin e krizës politike në vend.
“Nuk dua asnjëri të ketë dyshime. Asnjë politikan nuk qëndron mbi ligjin, asnjë politikan nuk është i paprekur në të kundërtën çdonjëri do të jep përgjegjësi për veprimet e tij. Dua të theksoj se kam besuar në të vërtetë që vendimi për faljen do të jetë mundësia më e mirë për dalje nga kriza. Jam i sigurtë se pa kthimin e besimit të ndërsjelltë dhe pa pajtim në çfarëdo lloj forme, kjo krizë do të thellohet edhe më shumë, e cila nuk është në interes as të qytetarëve as të shtetit”, shprehet presidenti Gjorgje Ivanov.
Ivanov gjithashtu u bëri thirrje të gjithë atyre të cilët janë të falur dhe nuk pajtohen me vendimin e tij, bazuar në ligjin për falje të dërgojnë kërkesa personale për anulimin e vendimit për ndërprerjen e të njejtit.
Kanë reaguar nga LSDM e cila nuk është pajtuar me tërheqjen e pjesëshme të vendimit të presidentit Ivanov për falje.
“Vendimi i sotëm i personit Gjorge Ivanov është edhe një shkelje e re e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, që në mënyrë plotësuese e thellon krizën politike.Abolimi patjetër në tërsi të anulohet dhe ligji të vlejë njësoj për të gjith. Kjo është e mundur vetëm nëpërmjet vlerësimit autoentik të Ligjit për falje nga ana e Kuvendit. Vetpëm ashtu Ivanov dhe Gruevski do të dëshmojnë se janë për sundimin e drejtësisë respektimin e Kushtetutës dhe vetëm në atë mënyrë mund të japin kontribut për zgjidhjen e krizës”, theksojnë nga LSDM, sipas të cilës Ivanov me tërheqjen e pjesëshme po u bën shërbime politikanëve të VMRO-së që nuk dëshirojnë të tërhiqet falja për ta.
Por VMRO-DPMNE e ka përshëndetur vendimin e presidentit Gjorge Ivanov.
“VMRO-DPMNE ishte partia e parë e sila doli me qëndrim se vendimi i për falje nuk është në pajtueshmëri me politikat tona. VMRO-DPMNE e para propozoi katër liderët e partive më të mëdha politike të dërgojnë letër deri te presidenti Ivanov që ta rishqyrtojë vendimin e sjellur më parë.Vlerësojmë se me aktin e sotëm jepet mundësia në sistemin e drejtësisë të dëshmohet tër konstruksioni i Zoran Zaevit kundër anëtarëve të partisë VMRO-DPMNE”, thuhet në reagimin me shkrim të partisë së Nikolla Gruevskit.
LEUNORA KALIQI
