Bilanci i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Uashington arriti në tetë persona
Bilanci i të vdekurve gjatë rrëshqitjes së dheut në shtetin veriperëndimor federal amerikan Uashington arriti në tetë persona, kumtoi zyra e sherifit në Arlington…...

Bilanci i të vdekurve gjatë rrëshqitjes së dheut në shtetin veriperëndimor federal amerikan Uashington arriti në tetë persona, kumtoi zyra e sherifit në Arlington.
Gazeta "Sietëll Tajms" kumtoi se ekipet shpërtimtare, në të cilat punojnë qindra persona në tokë dhe në ajër, do të vazhdojnë sot të gjurmojnë pas 18 personave, për fatin e të cilëve nuk dihet pas rrëshqitjes së dheut të shtunën.
Gjeologët po e vëzhgojnë rajonin nga ajri, në mënyrë që të vlerësojnë se si ta stabilizojnë terrenin dhe t'i mbrojnë ekipet shpëtimtare.
Në rajonin Snohomish, të shtunën, si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, një pjesë e malit u shemb dhe ra mbi shtëpitë, autostradën dhe lumin nën të.
Tetëmbëdhjetë personat e zhdukur kanë jetuar në vendin në të cilin është shembur pjesa e malit.
