Maqedoni

Kuvend, përplasje rreth iniciativës për impiçment

27.05.2016 18:45

Me 7 vota “për” dhe 3 “kundër” Komisioni për çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve pranë kuvendit republikan miratoi inicijativën...

Me 7 vota “për” dhe 3 “kundër” Komisioni për çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve pranë kuvendit republikan miratoi inicijativën për formimin e komisionit i cili do të vlersojë bazueshmërinë e inicijativës rreth përgjegjësisë së presidentit lidhur me vendimin e tij për falje. 
 
Nga gjithsej 11 antarë sa do të numrojë ky komision 6 prej tyre do të jenë të koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE nga dy antarë do të kenë LSDM dhe BDI ndërsa një antarë do të ketë PDSH.
 
Pikërisht përbërja e komisionit ka nxitur një debat të ashpër midis deputetëve. 
 
Nga LSDM nuk u pajtuan me këtë përbërje duke theksuar se qëndrimi i këtillë i VMRO-DPMNE-së dëshmon se urdhëruesi i vendimit të Ivanovit është Nikolla Gruevski dhe se abolimi është marrveshje e familjes në pushtet ndërsa nga VMRO-DPMNE kanë deklaruar se janë kunër kësaj iniciative. 
 
Ata gjithashtu theksuan se janë kundër abolimit të Ivanovit por se ai nuk ka shkelur kushtetutën. 
 
“Kërkojmë nga inicuesit e iniciativë që ta tërheqin të njejtën sepse nuk ka mbështetje Kushtetuese, dhe e dyta, pas deklarimeve tona ështe e qartë se kjo iniciativë nuk do të miratohet dhe këtë e kanë të qarte edhe ata që e ngritën të njejtën. Kërkojmë nga kolegët që janë nënshkruar në këtë iniciativë që ta tërheqin dhe këto javë të koncentrohemi në gjëra më konstruktive. Ne kemi ripërsëritur se të gjithë ata që dyshohen se kanë bërë vepra antiligjore, duhet të përballen me procese të rregullta dhe drejtësia le të tregojë nëse janë apo jo fajtorë. Por kuvedi duhet të respektojë institucionet dhe ligjet”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilia Dimovski.
 
“Ju me cdo kush doni të formoni komision në të cilin shumicën me gjithë kryetarin e ka VMRO-DPMNE , dy LSDM 2 BDI dhe 1 PDSH. Edhe përbërja e kuvendit aktual, nuk është e tillë si e propozoni ju. VMRO nuk ka shumicën në këtë kuvend pa BDI-në dhe këtë e di gjithë opinion. Dhe ju nuk keni të drejtë të bëni këtë që kërkoni të bëni sot. Ju si parti nuk e kuptoni që  Kuvendi nuk është firmë private. Ju keni frikë edhe nga BDI dhe nga PDSH dhe nga LSDM dhe nga gjithë bota. Ju e dini se askush më nuj ju beson se ju jeni kundër abolicionit”, shprehet deputeti i LSDM-së, Goran Sugarevski.
 
Ndërkohë edhe partitë shqiptare BDI dhe PDSH kanë mbështetur inicijativën. 
 
Nga BDI theksuan se pikërisht Ivanov nxitësi i krizës ndërsa nga PDSH vlersuan se në këtë gjendje për shkak të veprimeve të njëanshme të VMRO-së dhe BDI-së.
 
“Është e qartë se përse ju bashkangjitëm iniciativës. Ivanov ka shkelur Kushtetutën, ka shkelur ligjet është thirur në ligje të anuluara, dhe më e keqja, ka ndërhyrë në dy norma bazike juridike: prezumimi i pafajsisë, sepse shpalli të pafajshëm 56 persona, dhe të drejtën për gjykim fer. Parlamenti duhet të debatojë e të përcaktojë përgjegjësi na habit se si ka mundësi që një figurë me përgjegjësi kyce si Presidenti, nuk ka pasur asnjë prononcim për atë që ka bërë. Kjo është një arsye më shumë pse duhej personalisht të mbështeste këtë ide. Nëse vërtetë do ishte i bindur në qëllimin e mirë të idesë për falje, ai do të ballafaqohej me të zgjedhurit e popullit”, shprehet deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
 
“Mos të harrojmë që jemi në këtë gjendje për shkak të veprimeve të njëanshme të VMRO-së dhe BDI-së, vecanërisht në këtë situatë u theksua BDI që mori barrën të jetë iniciator për veprimet e njëanshme që sollën te bllokimi i tërësishëm i bisedimeve që u zhvilluan për tejkalimin e krizës me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar. Para dhjetë ditëve u tregua cila ishte sjelja e BDI-së dhe cfarë ndërmori dhe kujt i shkoi në favor. BDI minoi tavoliinën e bisedimeve. Kjo është edhe një lojë e BDI-së.  E përkrah kërkesën që VMRO të mos ketë shumicën, me qëllim që opinion ta shohë si do sillet BDI”, shprehet deputeti i PDSH-së, Imer Aliu. 
 
Komisioni i sapoformuar në afat prej 7 ditësh do të duhet që të përpilojë raport mbi bazën e të cilit do të debatohet në sencë plenare të kuvendit.
 
Ndryshe vendimi në kuvend merret me 2/3 e votave.
 
NAIM RAMADANI