Botë
Policia bullgare arrestoi 23 migrantë ilegal
27.05.2016 19:50
Pjesëtarë të policisë kufitare bullgare në vendkalimin hekurudhor "Kapitan Andrevo" në kufirin drejt Turqisë, arrestuan 23 migrantë ilegal, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë...

Siç njoftoi BTA, migrantët kanë hyrë në Bullgari të fshehur në një tren transportues, i cili ka transportuar minierë megneziumi nga Turqia për në Hungari, Gjatë kontrollit të trenit, policët kufitar i kanë gjetur migrantët të fshehur në vagonin e fundit.
Në kumtesë theksohet se migrantët nuk kanë pasur dokumente për identifikim personal, por 12-të prej tyre kanë thënë se janë nga Siria, ndërsa 11-të tjerët janë irakianë. Mes të arrestuarave ka tetë burra, tetë gra dhe shtatë fëmijë.
Ministra thekson se në 24 orët e fundit forcat kufitare bullgare kanë parandaluar 10 tentime të 157 migrantë për kalim të kufirit mes Turqisë dhe Bullgarisë./mia
