Maqedoni

“Revulucioni Laraman” edhe sonte në protesta

27.05.2016 20:27

Edhe sot vazhdon protestat e quajtura Revolucioni Laraman. Organizatorët e këtyre protestave, gjegjsisht Lëvizja qytetare “Protestoj”...

Edhe sot vazhdon protestat e quajtura Revolucioni Laraman. Organizatorët e këtyre protestave, gjegjsisht Lëvizja qytetare “Protestoj”, thonë se nuk pranonjnë tërheqje gjysmake të faljes dhe se do të vazhdojnë edhe më tej të protestojnë në rrugë.

Protestuesit edhe sot kanë filluar protestën para PSP, në shenjë mbështetje për këtë prokurori. Kerkohet gjithashtu terheqja e abolicionet te teresishem por edhe vet dorheqja e presidentit Ivanov.

Kërkesat tjera të protestuesve janë deklarimi i gjykatës kushtetuese për kushtetutshmërinë e Prokurorisë speciale Publike dhe formimi i një qeverie kalimtare e cila do ti implementojë deri në fund reformat nga raporti i PRIBE-së.

Ata kërkojnë që edhe sektori civil që kyçet në bisedime për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Prej kësaj lëvizje porosisin se nuk do të lejojnë që askush, përfshi edhe Ivanov, të tallet me drejtësinë, andaj ata thonë se janë rrugëve për tu thënë stop talljeve që po bëjnë krerët politik. 

GAZMEND REXHEPI