Maqedoni

Ligji për nëpunës administrativë, AP: Nenet 108 dhe 109, shkelin të drejtat e nëpunësve

28.05.2016 12:04

Zyra e Avokatit të Popullit pret nga Gjykata Kushtetuese që në një të ardhme të afërt të japë përgjigje për Iniciativën e ngritur nga Avokati I Popullit...

Zyra e Avokatit të Popullit pret nga Gjykata Kushtetuese që në një të ardhme të afërt të japë përgjigje për Iniciativën e ngritur nga Avokati I Popullit, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave 108 dhe 109 të Ligjit për nëpunës administrativ, me të cilat detyrohen nëpunësit administrativë të dorëzojnë vertetime shtesë për njohjen e gjuhëve të huaja dhe programe kompjuterike.
 
Nga zyra e Avokatit të popullit, thonë se me këtë, cenohen të drejtat e nëpunësve administrativ të cilat veçmë më herët janë punësuar me kushte të tjera valide në administratën shtetërore. 
 
“Mendojmë që dy nenet 108 dhe 109 e këtij ligji parashikojnë kushte të veçanta me të cilën vihen në rrezik të drejtat e nëpunsëve administrativ të cilat veçmë, më herët, me ligjet e më hershme janë të punësuar në administratë. Me këto ndryshime tashmë po sakcionohen në një fare mënyre të punësuarit administrativ duke ua zëvendesuar vendet e tyre të punës në administrat në rast u mungojnë vërtetimet që parashikon ligji”, tha Vaska Bajramovska Mustafa, Zv/avokate e popullit.
 
Neni 109  e këtij ligji, parashikon që  administratorët të dorëzojnë vërtetime për menaxhim administrativ. Në rast se nuk e bëjnë këtë, ata do të sistemohen një pozitë më poshtë dhe do ti ulët paga mujore deri në 10 për qind, gjë që është mund të krijoj dëme të mëdha, konstatojnë nga zyra e Avokatit të Popullit.      
 
“Një numër i madh i nëpunësve administrativ do të jenë të prekur nga këto ndryshime duke pas parasysh se ligji i më herëshëm për nëpunës shtetërore dhe administrat publike ka qenë një kohë të gjatë në fuqi  në Maqedoni dhe me të janë të punësuar  shumë nëpunës administrativ. Konsideroj se ndryshimet e fundit të ligjit dëmet mund të jenë shumë më të mëdha se sa që mund të parashikohen tani”, shtoi mustafa. 
 
Ndryshimet fundit të ligjit për nëpunës administrativ që parashikon kushte shtesë për të punsuarit e administratës u miratuan në 2014, ndërsa zbatimi i tij është lënë një vit pas antarësimit të vendit në Bashkimit Evropian.  Ky ligj nuk vlen për personat të cilët kanë edhe 10 vjet deri në pension. 
 
REXHEP QAMILI