Ushtria Serbe ndalon tre shqiptarë nga Tërnoci
Reshat Rexhepi, profesor i gjuhës angleze, Naser Zairi, pofesor i gjuhës shqipe, dhe Adem Avdili, agronom kishin dalë për të shëtitur ku papritmas ishin ndaluar nga ushtria Serbe...

Pjesëtarë të ushtrisë serbe dje pasdite kanë ndaluar tre persona me përkatësi shqiptare nga Tërnoci i Bujanocit të cilët po shëtisnin në mal për tu relaksuar.
Reshat Rexhepi, profesor i gjuhës angleze, Naser Zairi, pofesor i gjuhës shqipe, dhe Adem Avdili, agronom kishin dalë për të shëtitur ku papritmas ishin ndaluar nga ushtria Serbe.
Reshat Rexhepi, njëri nga tre të ndaluarit, theksoi se së bashku dolën për të shëtitur nëpër malin mbi fshat për rekreacion dhe se, sipas tij, këso lloj shëtitjeje kishin bërë një herë në javë zakonisht, të shtunave ose të dielave.
“Në orën 16:42 minuta kemi qenë duke ecur rrugës së malit nja 200-300 metra mbi vendin e quajtur ‘’Ara e Selimit’’, pa pritur na kanë dalë në rrugë 4 ushtarakë, të armatosur deri në dhëmbë, me armë në gjendje gatishmërie të drejtuar kah ne, në një distancë prej 3-4 metrave njëri prej tyre u prezantua duke thënë “Srpska Vojska” dhe na kërkoi letërnjoftimet. Ne nuk i kishim me vete, duke menduar se nuk jemi në kufi” - theksoi Rexhepi.
“Derisa officeri na mori emrat e mbiemrat dhe profesionin, tre 3 ushtarët tjerë mbanin armët në drejtim tonin në gjendje gatishmërie, mu sikur në kohën e Millosheviçit”, deklaroi mes tjerash për LuginaPress, Reshat Rexhepi.
