Botë

Muzeu i grupit ‘ABBA”, atraksion për vizitorët në Stokholm

28.05.2016 12:36

Muzeumi interaktiv i grupit ABBA, u hap në vitin 2009 në Stokholm...

Vizitorët e muzeut cili gjendet në magazinën 100 vjet të vjetër tëlimanit të qytetit, kanë rastin të vallëzojnë dhe këndojnë karaoke me muzikën e grupit të njohur suedez.
 
Aty janë të ekspozuara instrumentet e grupit, veshjet e tyre si dhe të gjitha cmimet që kanë marrë ndër vite.
 
Në këtë perlë që shëndrrit në këtë port, pasi të dilni nga muzeumi , ju edhe më tej do të vazhdoni të buzëqeshni dhe këndoni këngët e grupit ABBA, dhe do keni dëshirë të ktheheni përsëri.
 
Promotorëve të muzeut, u është dashur më tepër se dy vite për ti bindur anëtarët e grupit, Benin, Bjornën, Agnetën dhe Anin, për ta hapur muzeun . Muzeu ka kushtuar 40 milionë kruna apo 4.3 milionë euro.
 
Grupi ABBA , që nga themelimi në vitin 1972, dhe deri në ndarjen e tyre në vitin 1983, mbetet një nga grupet më të popullarizuara në botë.
 
Ai ka dominuar në top listat e asaj kohe me shumë hite dhe albume. 
 
AVNI QAHILI