Ekonomi

Bashkëpunimi eknomik Maqedoni – Kosovë, Kuqi: Punojmë për konkretizimin e marrëveshjeve

28.05.2016 13:03

Kosova është partner jashtëzakonisht i rëndësishëm për Maqedoninë...

Bashkëpunimi ekonomik është në nivel por duhet avancuar edhe më shum, në të mirë të të dy vendeve.
 
Fushat e interesit të përbashkët janë energjia dhe infrastruktura dhe fusha tjera që hynë në kuadër të bashkëpunimit rajonal.
 
Dhe pikërisht në këto fusha duhet të përqëndrohet në të ardhmen bashkëpunimi mes dy vendeve, theksoi ministri i ekonomisë Driton Kuçi, i cili tha se gjatë vizitës së tij në Kosovë ka marrë garance nga homologu i tij Blerand Stavileci se bashkëpunimi ekonomik do të thellohet.
 
Maqedonia dhe Kosova veçmë kanë marrëveshjeve të nënshkruara të cilat duhet të konkretizohen edhe më tutje nga grupet punuese të dy ministrive.
 
“Është e vërtretë se kemi të lidhura disa marrëveshje të cilat po priten të realizohen por ajo që vlen të theksohet se në takimin që kisha shprehëm gatishmërinë për rritjen e zhvillimmit të bashkëpunimit ekonomik duke e ditur që Kosova është një partner shumë i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë, dhe vend i cili numërohet në mesin e dhjetë partnerëve kryesor me të cilin kemi këmbim më të madh tregtar”, tha Driton Kuçi, ministër i ekonomisë.
 
Në pajtim me studimet e fizibilitetit për sistemin gaz-përçuesit në Maqedoni, në mesin e 6 interkonektimeve potenciale shtesë të parashikuara është edhe interkonektimi me Kosovën me të cilën do të shtohet sigurimi i furnizimit me energji.  
 
“Me ministrin Blerand Stavileci biseduam për mundësinë për të ndërtuar largpërçuesin e dytë me tension të lartë Maqedoni- Kosovë, e cila është në fazpë preliminare të përpilimit të studimit fizibiliti, një investim prej 6.4 miljon euro, kryesisht vlen të theksohet edhe ndërtimi I sistemit gazpërçues magjistral, ndërtimi I hidrocentraleve elektrike”, shtoi Kuçi.
 
Një referencë pozitive që mund të ndihmojë në këtë drejtim është bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në këto fusha. Pikërisht, praktika e bashkëpunimit me Shqipërinë ku hyn autostrada energjetike - 400 kV dhe projektet që do të kenë impakt edhe në zhvillimet e ardhshme në tregjet e përbashkëta, mund të ndiqen edhe me Kosovën, me qëllim të krijimit të një tregut të integruar rajonal. 
 
ERSAN PAJAZITI