Maqedoni

Vendimi i Ivanovit, reagon Hahn dhe ambasada e SHBA-ve

28.05.2016 14:58

Bashkimi Evropian dhe Ambasada amerikane mbetën të qëndrimit se tërheqja e abolimit duhet të jetë e tërësishme dhe jo selektive...

Eurokomisari Johanes Han përmes rrjetit social Twiteer ka shkruar në lidhje me vendimin e presidentit Gjorge Ivanov që ta tërheqë vendimin për falje të 22 personave të eksponuar politik. 
 
Sipas Hanit, "Vendimi i presidentit Ivanov të falë vetëm një numër të caktuar, nuk është i mjaftueshëm. Nevojitet zgjidhje e tërësishme që të shmanget drejtësia selektive".
 
Përmes mediave sociale, reagim dërgoi edhe Ambasada amerikane. 
 
"Siç thamë javën e kaluar, tërheqja e pjesërishme ose selektive e faljes,  e rrit ndjenjën e padënueshmërisë në vend dhe ndalon që Maqedonia të përparojë drejt qëllimeve të saj më të rëndësishme, integrimet  drejt NATO¬s dhe Bashkimit Evropian. Maqedonia duhet tërësisht të përgjigjet në këtë çështje", thuhet në reagiminn e Ambasadës Amerikane. 
 
Presidenti Ivanov të premten kumtoi vendimim për  tërheqjen e  faljeve për 22 persona, nga 56 të aboluar më herët prej tij. Personat e tjerë të falur mund të shtrojnë kërkesa personale për tërheqjen e vendimeve të tyre për falje. 
 
"Nuk dua më askush të ketë dyshim. Asnjë politikan nuk është mbi ligjin, asnjë politikan nuk është i paprekshëm, përkundrazi secili do të përgjigjet për veprimet e tij", deklaroi presidenti Ivanov. 
 
NAIM RAMADANI