Maqedoni
Vendimi i Ivanovit, PSP: Do të reagojmë pasi të shohim listën zyrare
28.05.2016 15:18
Prokuroria Speciale Publike ende nuk ka dalë me reagim zyrtar pas tërheqjes të vendimeve për faljen e 22 politikanëve nga ana e presidentit Ivanov...

Nga Prokuroria speciale, thonë se ende presin listën zyrtare nga zyra e Presidentit me emrat e personave për të cilët është tërhequr vendimi për abolim.
Jo zyrtarisht mësohet se falja është shfuqizuar për: Nikolla Gruevskin, Trajko Veljanovskin, Sasho Mijallkovin, Gordana Jankullovskën, Mile Janakievskin, Zoran Zaevin, Branko Cërvenkovskin, Zoran Verushevskin, Menduh Thaçin, Bedredin Ibraimin, Irena Mishevën, Lupço Dimovskin, Martin Protugerin, Lupço Todorovskin, Kiril Bozhinovskin, Toni Trajkovskin, Zharko Lukovskin, Koce Trajanovskin, Vladimir Todoroviq, Vladimir Talevskin, Ismet Gurin dhe Edmond Temelkon. Por PSP pret konfirmim zyrtar të këtyre emrave.
Me reagim pritet të dalin ditën e hënë. Gjithsesi nga PSP thonë se nuk mund të ketë arsyetim për qasjen selective kur bëhet fjalë për realizimin e sundimit të së drejtës dhe realizimit të drejtësisë.
Nga PSP thonë se vendimi për tërheqjen e abolimit, duhet të vlejë për të gjitë të falurit nga presidenti dhe jo në mënyrë selective.
PSP ende pret përgjigje nga kabineti I presidentit për kërkesën e Prokurorisë Speciale, të bërë më herët, se prej ku I ka marrë të dhënat Ivanovi për personat për të cilët zhvillohet procedurë parahetimore.
REXHEP QAMILI
