Maqedoni

BDI: Tërheqja e plotë e faljeve, nuk ka alternativë

28.05.2016 15:33

BDI vlerëson se vendimi i Ivanovit përbën hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së krizës, por anulimi i faljeve duhet të vlejë për të gjithë...

“Tërheqja e plotë e vendimit për falje nuk ka alternativë. Këtë qëndrim e kemi që në momentin kur është miratuar ai vendim. Mundësia ligjore që u krijua me ndryshimin e ligjit për falje, e bëri të pa rezistueshëm presionin për të shfuqizuar atë, dhe vendimi i djeshëm është një hap i rëndësishëm para. Por tërheqja duhet kompletuar tërësisht”, deklaruan nga Bashkimi Demokratik për Integrim.