Maqedoni

PDSH: Anulimi i plotë, shpresë për tejkalimin e ngërçit

28.05.2016 15:35

PDSH vlerëson se e vetëm anulimi i plotë i faljeve, është shpresë për tejkalim të ngërçit dhe për rifillimin e dialogut politik.

"Vetëm tërheqja e tërësishme e faljes e ndjekur më pas edhe nga tërheqja e vendimeve të tjera të njëanshme të ndërmarra nga partnerët e koalicionit në Qeveri, do të ishte zgjidhje momentale që sadopak do të sillte procesin në një pikë prej ku mund të rikthehet dialogu me ndërmjetësim ndërkombëtar", vlerësojnë nga  Partia Demokratike Shqiptare.