Maqedoni

Kumanovë, 52 vjeçari humb jetën në aksident, edhe dy të lënduar

28.05.2016 15:43

Pesëdhjetë e pesëvjeçari Goran S. nga Kumanova e humbi jetën, ndërsa dy vëllezërit e tij janë lënduar...

Pesëdhjetë e pesëvjeçari Goran S. nga Kumanova e humbi jetën, ndërsa dy vëllezërit e tij janë lënduar, kur automobili "Opel kadet" me targa të Kumanovës i cili ka lëvizur në rrugën magjistrale Sveti-Nikoll-Kumanovë në hyrje të Kumanovës në Dobroshan, nga shkaqe të panjohura ka kaluar në korsinë tjetër dhe është përplasur në katër makina të parkuara. 

Aksidenti ndodhi mbrëmë në orën 22:30 minuta në Dobroshan të Kumanovës.