Botë

Mbytet anija me emigrant, 45 të vdekur

28.05.2016 15:54

Së paku 45 migrantë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pasi anija e tyre u fundos në Detin Mesdhe...

Anija  e Vega e marinës italiane,  ka shpëtuar afro 135 njerëz nga anija e madhe e gomës  gjysmë e fundosur, në njërin prej 17 operacioneve të koordinuara.
 
Ekuipazhi ka gjetur 45 trupa të pajetë dhe ende po kërkohet për të zhdukurit. Kjo është dita e tretë e njëpasnjëshme e vdekjeve të migrantëve në det.
 
Roja bregdetare tha se moti më i nxehtë dhe deti më i qetë,  ka ndikuar në rritjen e numrit të njerëzve që përpiqen të kalojanë nga Libia, ku trafikantët me njerëz veprojnë të papenguar.
 
Migrantët, shumica prej të cilëve nuk dijnë të notojnë dhe nuk janë jelekë shpëtimi, kanë paguar qindra ose mijëra dollarë për të kaluar nëpër det në Evropë.