Maqedoni

Osman Kadriu: Vendimi i fundit i Ivanovit, thellon më shumë krizën

28.05.2016 16:10

Akti i fundit i Gjorge Ivanovit për të shfuqizuar 22 vendime për falje dëshmoi gabimin flagrant dhe jokushtetues...

Akti i fundit i Gjorge Ivanovit për të shfuqizuar 22 vendime për falje dëshmoi gabimin flagrant dhe jokushtetues që e kishte bërë ai me vendimin paraprak vlerson profesori universitarë Osman Kadriu. Sipas tij ky vendim selektiv mund ta thellojë akoma më shumë krizën politike në Maqedoni.
 
“Ajo siç ishte tendencë,synim dhe kërkesë i faktorëve të jashtëm por edhe i bllokut civil në Maqedoni dhe i të gjitha partive politike sidomos në opozitë që ai duhet në tërësi ta tërheqë vendimin e abolicionit sepse ai vendim është kundërkushtetues, kundërligjorë kundër parimeve dhe vlerave themelore të rendit kushtetues të Maqedonisë. Në qoftë se një gjë të tillë nuk e bën Ivanovi atëherë me këtë vendim faktikisht ai nuk i ndihmon krizës politike që Maqedonia të del nga kriza politike por për kundërazi kriza politike do të thellohet edhe më shumë”, tha Osman Kadriu, profesor universitar.  
 
Osman Kadriu sqaroi procedurat ligjore lidhur me nismën e vërrtetimit të përgjegjësisë politike të kreut të shtetit, por nuk pret të konstatohet një gjë e tillë duke pasur parasyshë qëndrimet e forcave politike dhe shumicën e kualifikuar që nevojitet.   
 
“Komisioni i themeluar duhet vetëm formalisht të paraqesë një raport në bazë të cilit duhet të dëshmohet se me të vërtetë ka fakte të mjaftueshme për dyshim se ka përgjegjegjësi politike Kryetari i shtetit,  por parlamenti propozimin duhet ta mratojë me një shumicë kualifikuese  me 2/3 e deputetëve që do të thotë se 82 deputetë duhet të votojnë pro që mundet të propozimi ti dërgohet Gjykatës kushtetuese  e cila gjykatë në fazën e dytë duhet të sjellë vendim me të cilin konstaton përgjegjësinë e tij por edhe në gjykatën kushtetuese duhet të sigurohet shumica e kualifikuese pre 2/3. Duke marrë parasyshë se Gjykata Kushtetuese numëron 9 antarë që do të thotë se 6 antarë duhet të votojnë për pranimin e propozimit tw parlamentit, në qoftë se, kushtimisht them, propozimi kalon në parlament. Duke marrë parasysh numrin kualifikues i cili kërkohet për ta vërtetuar propozimin për përgjegjësinë e tij politike unë dyshoj se një shumicë e tillë do të arrihet në parlamentin e Maqedonisë”, shtoi Kadriu.
 
Kadriu nënvizoi se me vendimin e tij për falje Ivanovi në mënyrë të drejtpërdrejtë ka vorrosur marrveshjen politike të Përzhinës.
 
NAIM RAMADANI