Maqedoni
Gruevski: Vetëm Zaev është i aboluar, Spasovski: Jo pazar me faljet
28.05.2016 16:43
Lideri I VMRO-së Nikolla Gruevski, përshëndet vendimin e presidentit për tërheqjen e fales për 22 politikanë...

Sipas tij, pas vendimnit të presidentit, tanimë nuk ka asnjë politikan të aboluar, përvec liderit të LSDM-së Zoran Zaev, I cili në vitin 2008, përfitoi nga falja e presidentit të atëhershëm, Branko Cërvenkovski në rastin Global, në të cilin akuzohej për abuzim me 8 milionë euro.
“Tani, me përjashtim të Zoran Zaevit, nuk ka asnjë politikan të aboluar, mbi të cilin mund të hidhet dyshimi se është falur për shkak se ka bërë vepër penale dhe kërkon në një mënyrë ti ikë përgjegjësisë për të njejtën. I vetmi I tillë në këtë moment, është Zoran Zaevi për rastin Global”, tha Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Por nga LSDM thonë se Gruevski vazhdon të tentojë përmes vendimeve të presidentit Gjorge Ivanov, ta shpëtojë rrethin e ngushtë të VMRO-së.
“LSDM nuk ka ndërmend të bëj pazar në lidhje me faljet, duke kërkuar të shlyhen të gjitha dhe jo në mënyrë të pjesshme siç ka bërë së fundi presidenti Ivanov. Nuk mund të shpëtoni, të gjithë ata që janë përfshirë në criminal, do të përgjigjen para drejtësisë Vendimet e fundit të VMRO-së, përfshirë faljen e Ivanovit, vetëm se po shtyjnë popullin që të bashkohet edhe më shumë kundër pushtetit të regjimit”, tha Oliver Spasovski, sekretar general i LSDM-së.
GAZMEND REXHEPI
